Adem Grabovci dënohet me burgim me kusht

Grabovcit nuk do t’i duhet ta mbajë burgun nëse nuk kryen vepër tjetër penale, në kohëzgjatje prej 2 vjetësh.

Adem Grabovci dënohet me burgim me kusht

Adem Grabovci, ish-shef i Grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës është dënuar me një vit e dy muaj burgim me kusht, njofton Insajderi.

Vendimin për dënimin e Grabovcit, njërit nga figurat me të rëndësishme të Partisë Demokratike një kohë, është marrë në Gjykatën e Apelit.

Vendimi i Apelit kështu, pas aprovimit të pjesshëm të ankesës së Prokurorisë Speciale, por edhe sipas detyrës zyrtare, e ndryshon aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë për pikën II dhe III të dispozitivit.

“Të akuzuarit Adem Grabovci dhe Ilhami  Gashi janë gjetur fajtor për dy vepra penale të Shkeljes së statusit të barabartë të shtetasve dhe banorëve të Republikës së Kosovës nga neni 193 paragrafi 4 i lidhur me par.1 dhe nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, ndërsa i akuzuari S.G. për një vepër të tillë penale”, thuhet në njoftim.

Grabovcit nuk do t’i duhet ta mbajë burgun nëse nuk kryen vepër tjetër penale, në kohëzgjatje prej 2 vjetësh.

Gjithashtu i është hequr e drejta për t’u zgjedhur dhe i është ndaluar ushtrimi i funksioneve ne administratën publike apo shërbimin publik, në kohëzgjatje prej 2 vjetësh, pas kalimit te periudhës se verifikimit te dënimit me kusht.

Për Grabovcin ishte ngritur aktakuzë pas raportimit të Insajderi.com për siç tashmë njihet Afera Pronto.

Gazeta Insajderi në gusht të vitit 2016 ka publikuar përgjimet “Dosja e Shefave”, ku protagonist ishte Adem Grabovci.  Nga këto përgjime u dëshmua ndikimi i njerëzve të PDK-së në punësimet nëpër të gjitha institucioneve shtetërore përfshirë edhe agjencionet e pavarura edhe mediat.

Bazuar në këto përgjime Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë Adem Grabovcit, Besim Beqaj, Zenun Pajaziti, Fatmir Shurdhaj, Sedat Gashi, Xhavit Dakaj, Njazi Kryeziu, Arbenita Pajaziti, Ilhami Gashi./Insajderi.com