Adem Grabovci është paraqitur sot në Prokurorinë e Shtetit për t’u marrë në pyetje nga tre prokurorë të cilët po merren me rastin e tij që lidhet me përgjimet telefonike të publikuara nga Insajderi.
Ish-shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci, i cili është protagonisti i përgjimeve të publikuara nga Gazeta Insajderi, të njohura si “Dosja e Shefave, është paraqitur sot në Prokurorinë e Shtetit, për t’u marrë në pyetje në cilësinë e të dyshuarit për veprat penale ‘keqpërdorim i pozitës zyrtare’ dhe ‘shkelje e statusit të barabartë të shtetasve të Kosovës’.
Grabovci do të do të merret në pyetje nga prokurorët e këtij Drita Hajdari, Elez Blakaj dhe Lulzim Sylejmani, të cilët filluan zyrtarisht hetimet 26 ditë pas nisjes së publikimit të përgjimeve.
Prokuroria e kishte refuzuar kërkesën e avokatit të tij, Florent Latifi për shtyrjen e seancës së marrjes në pyetje, me arsyetimin se kur ishte marrë vendimi për ditën ishte pajtuar edhe avokati i Grabovcit.
E kishte paralajmëruar se në rast të refuzimit të ftesës për seancë hetimore, do të përdoret forca për ta dërguar para prokurorëve. /Insajderi.com