“Adem Grabovci rrinë në PDK se nuk e merr askush”

“Adem Grabovci rrinë në PDK se nuk e merr askush”

Partia Demokratike e Kosovës( PDK) sipas gazetarit, Leonard Kërquki, nuk është unike për disa arsye.

Ai ka thënë se kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ishte në dijeni se njerëzit brenda PDK-së kishin probleme me drejtësinë dhe nuk duhet t’i lejonte të hynin në proces zgjedhor.

Kërquki thotë se këtu ka pasur një hile nga ana e tij.

“Unike nuk është, për shkak se Adem Grabovcin nuk e pranojnë në asnjë parti tjetër nuk ka ku shkon, por edhe mënyra e Veselit nuk ka qenë e drejtë për shembull që Mustafa në Gjilan që ka leju mu zgjedh kryetar i degës dhe pastaj zgjedhjet i bëni , nuk jeni këtu deri të kryhen aktakuzat. Ai e ka ditë që kanë aktakuza nuk është dashur që t’i fut farë në proces”, ka thënë Kërquki.

InDoks në këtë episod do të sjell në mendjen e publikut momentet të cilat e përshkruajnë dekadën e parë të PDK-së në pushtet. Me procese gjyqësore të figurave të fuqishme të saj në vend dhe me akuza për krime morbide për liderët e saj jashtë vendit. Me suksese kozmetike e me dështime spektakulare. Nga një parti që dilte e para në një parti që i duhen dhjetar subjekte të tjera në koalicion që të guxojë që të hyjë në garë.