
Deputeti i Vetëvendosjes, të cilit për shkak të moshës i takon ta udhëheqë seancën konstituive, Adem Mikullovci, e ka nisë seancën me një poezi të Azem Shkrelit.
“Sikur të takoheshim me vetveten sy më sy, do të putheshim apo kishim për t’u pështy?”, ishin vargjet që i recitoi Adem Mikullovci.
Bazuar në vargjet e kësaj poezie, ai ka thënë se gjatë kësaj kohe ka pasur deputetë që e kanë merituar që të pështyhen në fytyrë, e jo të puthen.
Kuvendi i Kosovës i legjislaturës së VI-të ka nisur seancën konstituive./Insajderi.com