Këshilltari i presidentit Thaçi, Adil Behramaj, thotë se Vjosa Osmani është shumë e re për të qenë kaq patetike. Ky reagim ti tij vjen pasi kjo e fundit ka pasur përsëri një përplasje në distancë me presidentin e vendit.
Në rrjetin e tij social Facebook, Adil Behramaj, këshilltar politik i presidentit Thaçi, ka shkruar se Vjosa Osmani është shumë e re dhe patetike.
Sipas tij patetizmi i saj është i skaduar. Madje ai e quan edhe hipokrite duke thënë se ore e çast punon kundër LDK-së dhe nga ana tjetër thirret në emër të kësaj partie, njofton Insajderi.
“Vjosa Osmani është shumë e re për të qenë kaq shumë patetike. Ndonëse është tërësisht e përhumbur si çapkëne politike, ky patetizëm edhe si refren për votuesit e saj të grumbulluar në emër të LDK-së është i skaduar”, shkruan Behramaj.
“Orë e çast punon kundër LDK-së dhe ende ka fytyrë të thirret në emër të saj. Kështu është kur në kolltuqe institucionale ulet soji i saj që as stabilitet emocional nuk ka, se lëre më aftësi për ta udhëhequr atë institucion duke u shtathedhur politikisht”.