Arrestohet pasi sulmon nënën, vëllain e kunatën

Arrestohet pasi sulmon nënën, vëllain e kunatën

Policia e Kosovës ka arrestuar dje në Prishtinë një person i cili pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht disa anëtarë të familjes së tij.

Viktime e sulmit të tij ka qenë nëna, vëllai dhe kunata, të cilëve iu ka shkaktuar lëndime trupore.

Për shkak të dhunës së ushtruar ndaj tyre, viktimat janë detyruar të kërkojnë tretman mjekësor.

Sic njofton policia, në vendngjarje është gjetur e më pas sekuestruar një sëpatë.

I dyshuari është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.

Ky person është vetëm një nga 26 personat e arrestuar në 24 orët e fundit nga policia, prej të cilëve 21 janë në mbajtje./Insajderi