Gjitha fluturimet e planifikuara janë anuluar për sot nga Aeroporti i Prishtinës.
Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës njofton se ka anuluar të gjitha fluturimet për sot.
“Ju informojmë se fluturimet e datës 18 Qershor 2020, janë anuluar.
Për të dhëna shtesë në lidhje me fluturimin tuaj, ju lusim që të kontaktoni kompanitë ajrore”, thuhet në njoftim.
Kjo është dita e tretë rradhazi që Aeroporti I Prishtinës i anulon gjitha fluturimet. /Insajderi/