
Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” do të lansojë një destinacion të ri udhëtimi për në Gjermani, njofton Insajderi.
Fluturimet nga Paderborn do të realizohen duke filluar nga 19 qershori.
Kështu u bë e ditur përmes një postimi në faqen e Aeroportit në Facebook.
“Bashkatdhetarë tanë në Paderborn, Nga data 19 Qershor 2021, ju ofrojmë destinacionin më të ri nga Gjermania për në Kosovë“, thuhet në njoftim./Insajderi.com