Linjë e re fluturimi nga Aeroporti i Prishtinës për në Gjermani

Linjë e re fluturimi nga Aeroporti i Prishtinës për në Gjermani

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” do të lansojë një destinacion të ri udhëtimi për në Gjermani, njofton Insajderi.

Fluturimet nga Paderborn do të realizohen duke filluar nga 19 qershori.

Kështu u bë e ditur përmes një postimi në faqen e Aeroportit në Facebook.

“Bashkatdhetarë tanë në Paderborn, Nga data 19 Qershor 2021, ju ofrojmë destinacionin më të ri nga Gjermania për në Kosovë“, thuhet në njoftim./Insajderi.com