fbpx

Aeroporti Ndërkombëtar “Adem Jashari” tashmë ka kaluar pragun e 2 milonë udhëtarëve

Aeroporti Ndërkombëtar “Adem Jashari” tashmë ka kaluar pragun e 2 milonë udhëtarëve

Pas përfundimit të gjitha procedurave të konsultimit publik të palëve të interesit, dje u nënshkrua Rregullorja nr. 5/2019 për plotësimin dhe ndryshimin e Rregullores nr. 4/2011 për qasje në tregun e shërbimeve në tokë në aeroporte.

Plotësimi i Rregullores nr. 4/2011 ka qenë i domosdoshëm për të qartësuar sigurimin e qasjes në tregun e shërbimeve në tokë për të gjithë operatorët ekonomik të cilët i plotësojnë kushtet teknike, financiare dhe të sigurisë dhe të cilët kërkojnë të angazhohen për ofrimin e shërbimeve në aeroporte.

Aeroporti Ndërkombëtar “Adem Jashari” tashmë ka kaluar pragun e 2 mil. udhëtarëve dhe sipas rregullores nr. 4/2011, e plotësuar dhe ndryshuar me rregulloren nr. 5/2019, dhe kërkesave të Bashkimit Evropian, ka hyrë në mesin e aeroporteve në të cilat duhet të operojnë më shumë operatorë ekonomik për ofrimin e shërbimeve për të gjitha kategoritë e sherbimeve të cilat kanë të bëjnë me trajtim të udhëtarëve, mallrave dhe dërgesave dhe aeroplanëve.

AAC beson fuqishëm se me rritjen e konkurrencës në tregun e shërbimeve në tokë do të ngritet edhe cilësia e këtyre shërbimeve të cilat ofrohen për të gjithë udhëtarët dhe kompanitë të cilat operojnë në ANP “Adem Jashari” dhe do të krijohen edhe mundësi për angazhim të punëtorëve.

Po këtë ditë, është nënshkruar edhe Urdhëresa Administrative nr. 01/2019 për kriteret dhe procedurat e lëshimit të aprovimit për shërbyesit në tokë.

AAC është e përkushtuar që të siguroj qasje në tregun e shërbimeve në tokë të gjitha kompanive të interesuara, në pajtim me rregullat e zbatueshme dhe kërkesat e Bashkimit Evropian.