Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës vazhdon të mbetet i mbyllur

Aeroporti i Prishtinës ishte mbyllur si pjesë e masave mbrojtëse nga përhapja e virusit Covid-19.

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës vazhdon të mbetet i mbyllur

Njëra ndër masat më radikale për mbrotje nga Covid-19 ishte ndalimi i fluturimeve ajrore.

Autoriteti i Aviacionit Civil ka njoftuar se bashkë me Ministrinë e Infrastrukturës dhe institucione tjera përgjegjëse po e vlerësojnë situatën.

Poashtu në njoftim thuhet se e presin vlerësimin Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik për të ardhur deri tek vendimi final për hapjen e linjave ajrore.

“Ministria e Shëndetësisë në koordinim me Ministrinë e Infrastrukturës do t’i propozojnë për vendimmarrje Qeverisë hapjen e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës për fluturime të rregullta”, thuhet ndër tjerash në njoftim. /Insajderi/

Njoftimi i plotë:

Njoftohen të gjithë operatorët ajrorë, udhëtarët dhe palët tjera të interesuara se Autoriteti i Aviacionit Civil, në koordinim me Ministrinë e Infrastrukturës dhe në bashkëpunim me institucionet tjera përgjegjëse janë duke bërë vlerësimet dhe përgatitjet e duhura për hapjen e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës për fluturime ajrore, duke u siguruar se të gjitha rekomandimet e dala nga protokolli ndërkombëtar i sigurisë për mbrojtjen e shëndetit në aviacion do të zbatohen.

Pritet vlerësimi nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në lidhje me situatën aktuale shëndetësore me COVID-19 dhe në momentin e një rekomandimi pozitiv nga ky Institut, Ministria e Shëndetësisë në koordinim me Ministrinë e Infrastrukturës do t’i propozojnë për vendimmarrje Qeverisë hapjen e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës për fluturime të rregullta.