Afaristë, gazetarë e avokatë: Këta ishin të ftuarit e veçantë nga Kosnet për festën e 4 korrikut

Afaristë, gazetarë e avokatë: Këta ishin të ftuarit e veçantë nga Kosnet për festën e 4 korrikut

Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, për nder të 243-vjetorit të Pavarësisë së Amerikëse ka ftuar disa figura publike të Kosovës për të festuar.

Të ftuarit e tij ishin, presidenti Hashim Thaçi, Eliot Engel, Kryetar i Komisionit për Çështjet e Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve, Tad Davis, Drejtor i Departamentit të Shtetit të ndërtimeve të Byrosë, Sipërmarrësit si Zorica dhe Isak Vorgucic, pronarët e Birrarisë Pivdzan,udhëheqësi i Gjirafës, Mërgim Cahani si dhe drejtorin ekzekutiv të Qendrës për të Drejtën Humanitare në Kosovë Bekim Blakaj.

Ndër ta morën pjesë gazetarë e avokat sikurse Tatjana Lazarevic e KoSSev, avokatët për gra, Elvira Dushku dhe artisti Leutrim Fishekqiu.

Festa sipas Kosnett u shoqërua edhe nga grupet muzikore String String dhe Gipsy Groove.

Ndërsa e përfundoi me një thënie të Bryan Stevenson, “Ju nuk e ndryshoni botën me idetë në kokën tuaj. Ju bëni atë me bindjen në zemrën tuaj”./ Insajderi.com