Afaristi kërkon që të ndalet kjo zhvatje e bankave ndaj bizneseve

Afaristi kërkon që të ndalet kjo zhvatje e bankave ndaj bizneseve

Afaristi Pirro Piraj ka deklaruar se vendimi i BQK-së për largimin e komisioneve për pagesa me kartelë në bankat e vendit, do të kishte kuptim nëse do e anulonte komisionin që e paguajnë bizneset për pranimin e pagesave me kartelë.

Piraj përmes Facebook ka thënë se mirëmbajtja e llogarisë, komisionet në pagesa dhe komisionet në pranim të pagesave, janë pikat kryesore që i favorizojnë pagesat me kartelë dhe pa largimin e tyre, nuk mund të ketë rritje të numrit të pagesave me kartelë.