Afër 40 mijë të vaksinuar në Kosovë

Afër 40 mijë të vaksinuar në Kosovë

Ka arritur në 39 mijë e 321 numri i të imunizuarve kundër Coronavirusit në Kosovë, njofton Insajderi.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, vetëm gjatë dy ditëve të fundit janë vaksinuar shtatë mijë e 742 qytetarë me vaksinën anti-COVID.

“Vaksinimi kundër COVID-19 ka vazhduar sot për qytetarët e moshës mbi 65 vjeçare të regjistruar në e-kosova dhe sipas termineve të caktuara nga Ministria e Shëndetësisë. Gjatë dy ditëve të fundit janë vaksinuar 7.742 qytetarë me vaksinën kundër COVID-19, derisa numri i përgjithshëm i qytetarëvë të vaksinuar deri më tani është 39.321.Vaksinimi po vazhdon përmes caktimit paraprak të termineve për qytetarët, të cilët janë regjistruar dhe kanë aplikuar përmes platformës e-kosova, të cilët kontaktohen dhe ftohen nga Ministria e Shëndetësisë dhe nga QKMF-të në komuna, sipas listave të tyre në dispozicion”, thuhet në njoftim.

Tutje bëhet e ditur se ditëve në vijim, MSh do të krijojë mundësi të tjera shtesë për regjistrim e të gjithë qytetarëvë që duhet të vaksinohen deri në arritjen e objektivit të vaksinimit të rreth 60% të popullatës./Insajderi.com