Afër 400 mijë persona kanë aplikuar për tërheqjen e 10 përqindëshit

Afër 400 mijë persona kanë aplikuar për tërheqjen e 10 përqindëshit

Fondi i Kursimeve Pensionale i Kosovës ka njoftuar se nga data 11 deri më 29 dhjetor rreth 395 mijë kontributdhënës kanë aplikuar për tërheqjen e 10 përqindëshit, me vlerë të shpagimit rreth 184 milionë euro, njofton Insajderi.

Trusti ka dhënë edhe një lajm tjetër për kontributdhënësit.

Ata kanë bërë të ditur se kthimi bruto nga investimet për vitin 2020 do të jetë rreth 72 milionë euro.

“Me shumë kënaqësi ju njoftojmë se këtë fundviti kemi edhe një lajm shumë të mirë për të gjithë kontributdhënësit e Trustit. Kthimi bruto nga investimet për vitin 2020 do të jetë rreth 72 milionë euro. I vështirë të mendohej ky rezultat kur kishim gati 11 muaj pandemi, që rënduan së tepërmi mbi gjendjen ekonomiko-financiare të gjithë globit, e kur prioritet ishte jeta e njerëzve dhe jo ekonomia”, thuhet në njoftimin e tyre në faqen zyrtare në Facebook./Insajderi.com

Të nderuar kontribuues,

🔴 Me shumë kënaqësi ju njoftojmë se këtë fundviti kemi edhe një lajm shumë të mirë për të…

Posted by Fondi i Kursimeve Pensionale i Kosovës on Wednesday, December 30, 2020