Afër 50 mijë vota të pavlefshme

Afër 50 mijë vota të pavlefshme

Mbi 600 mijë fletëvotime janë të vlefshme

Numri i fletëvotimeve të pavlefshme në zgjedhjet e 11 qershorit, del të jetë rreth 50 mijë vota.

Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ), ka bërë procesimin e të dhënave të 2 mijë e 248 vendvotimeve nga 2 mijë e 490 sa janë gjithsej, apo 90.28 për qind.

Numri i fletëvotimeve të vlefshme është 632 mijë e 891, kurse numri i fletëvotimeve të pavlefshme është 48 mijë e 729, shkruan rtv21.

Ndërsa numri i zarfeve të fletëvotimeve me kusht në kutinë e votimit është 28 mijë e 364.