
Që nga 29 marsi kur në Kosovë ka filluar procesi i vaksinimit, gjithsej 59 mijë e 509 qytetarë janë imunizuar kundër Coronavirusir, njofton Insajderi.
Në sallën “1 Tetori” në Prishtinë dhe në komunat e tjera gjatë së mërkurës janë vaksinuar mbi një mijë qytetarë.
Sipas Koordinatorit të qendrës së vaksinimit në Prishtinë, Niman Bardhi, gjatë së mërkurës në total janë vaksinuar një mijë e 18 qytetarë të moshës mbi 65-vjeçare.
Në takimin e mbajtur me kryetarët e komunave, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka njoftuar se pritet që deri të premten të vijnë edhe 100 mijë vaksina të reja, me ç’rast do të nis procesi i vaksinimit në masë të qytetarëve/Insajderi.com