Afër tre mijë punonjës shëndetësorë janë vaksinuar deri tani

Afër tre mijë punonjës shëndetësorë janë vaksinuar deri tani

Nga 30 marsi kur ka filluar procesi i vaksinimit në Kosovë, deri tani afër tre mijë punonjës shëndetësorë e kanë marrë kurën kundër COVID-19.

Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti.

“Gjatë ditës së sotme deri në mesdite janë vaksinuar mbi 140 profesionistë në sallën ‘1 Tetori’ dhe qendrat e tjera. Në total po i afrohemi shifrës rreth tre mijë brenda këtyre ditëve. Gjatë kësaj kohe janë vaksinuar edhe një pjesë e shërbimit shëndetësor që funksionon në kuadër të Policisë së Kosovës, ndërsa presim që nesërm të vaksinohen edhe shërbimi shëndetësor që është në kuadër të kuadër të Forcave të Sigurisë së Kosovës”, ka thënë Hoti.

Ai ka thënë se janë të kënaqur me gatishmërinë e mjekëve për t’u vaksinuar, ndërsa ka shtuar se që nga e marta do të fillojë edhe vaksinimi i punonjësve shëndetësorë të sektorit privat.

“Prej ditës së nesërme fillon edhe vaksinim i punëtorëve shëndetësorë të sektorit privat si dhe vaksinimi shtrihet në komunat e Kosovës, për aq kohë sa vaksinohen punonjësit shëndetësorë. Mirëpo, kur vaksinohen më të moshuarit vazhdohet sipas planit të vaksinimit”, ka theksuar ai Hoti./Insajderi.com