
Pas publikimit nga InDoks të audio-incizimit mes një inspektori të Administratës Tatimore të Kosovës (ATK) dhe një biznesmeni për një shumë mijëra euro ryshfet, Policia e Kosovës ka nisur hetimet.
Në audio-incizim flitet për miëra euro që një inspector ka arritur t’ia marrë një biznesmenit.
Krejt kjo histori nisi shumë muaj më parë kur një kompani autobusësh kishte kërkuar rimburësim të disa qindra-mijëra eurove për shpenzimet që i kishte bërë në servisimin e autobusëve të saj. Kompanisë jo që nuk iu pranuan investimet. Jo që nuk iu rimburusaun mbi 160 mijë euro, sa kompania pretendon që I takojnë, por shkoi në drejtim të ndëshkimit të saj duke mos ia pranuar dokumentacionin që i ishte
lëshuar nga disa firma në Bashkimin Evropian ku ajo i mirëmban autobusët e saj.
Në ATK nuk kanë pasur shpjegim se pse kur kompanisë nuk iu pranuan faturat nga firmat në BE, nuk u përdorën metoda të tjera në dispozicion për të verifikuar shpenzimet e saj, por as nuk kanë pasur përgjigje se pse ky institucion nuk i ka deponuar ende në xhirollogarinë e kompanisë edhe mbi 11 mijë euro të tjera që është dashur të ia deponoi tash e disa vjet kompanisë.
Krejt këto zvarritje dyshohet se e kishin dërguar pronarin e kësaj firme deri te kontaktet jo-zyrtare me inspektorë të ATK-së. Rrjedhimisht, edhe drejt ryshfetit.
Incizimi është bërë në një lokal të zhurmshëm, dhe ditën kur inspektori i ATK-së tenton që t’ia kthejë biznesmenit paratë që ia kishte marrë. Biznesmeni pretendon që ia ka dhënë 7 mijë euro.
Indoks ka kontaktuar inspektorin dhe biznesmenin, por nuk kanë pranuar që të flasin për dokumentar.
Është një histori për një krim që i ka kapluar institucionet e Republikës në nivel shqetësues. Flasin ata që janë marrë direkt me luftimin e korrupsionit. Ata që e monitorojnë sistemin e drejtësisë. Edhe ata që u përmenden si të përfshirë në korrupsion. Ata që i mbrojnë bizneset e edhe ata që i mbrojnë të akuzuarit.
Është një histori për një shtet kur ryshfeti mund të jetë edhe mënyra më e shpejtë për të kryer punë./InsajderiInDoks