Insajderi, " />

Afera e ryshfetit: Banka Ekonomike distancohet nga Selim Pacolli e Rrahim Hashimi

Afera e ryshfetit: Banka Ekonomike distancohet nga Selim Pacolli e Rrahim Hashimi

Pas raportimit dhe publikimit  të disa audio-incizimeve nga Insajderi, rreth një aferës mes Rrahim Hashimi, ortaku i biznesmenit dhe nënkryetarit të Prishtinës, Selim Pacollit, ka reaguar Banka Ekonomike.

Banka Ekonomike përmes një komunikate ka hedhur poshtë pretendimet se ky audio-incizim ka ndërlidhje direkte me punjonësit e bankës me biseda të palëve të teta.

 Në këto incizime ku janë shpalosur përpjekjet e grupit të Hashimit, në të cilat e përfshijnë edhe Pacollin, për t`i marrë ryshfet një biznesmeni për t`i aprovuar një kredi të madhe në Bankën Ekonomike, në pronësi të Behgjet Pacollit, ajo ka theksuar se nuk është në përgjegjësi të tyre nëse lakohet banka në bisedat e njerëzve.

Afera e cila është lidhur  me aprovimin e një kredie të madhe për një biznesmen në Bankën Ekonomike, ku hisen më të madhe të aksioneve e ka Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, kjo e fundit ka shtuar se banka udhëhiqet nga politikat e  brendshme dhe ligjet në fuqi të cilat sigurojnë profesionalizëm.

“Ne si institucion financiar udhëhiqemi nga politikat tona të brendshme, dhe ligjet ne fuqi të cilat sigurojnë një afarizëm profesional dhe të cilat auditohen nga autoriteti mbikëqyrës”, thuhet në reagimin e Bankës Ekonomike.

Reagimi i plotë i Bankës Ekonomike:

Banka Ekonomike në mënyrë kategorike hedh poshtë pretendimet nga ky publikim i cili aludon në ndërlidhje të punonjësve të bankës me biseda të palëve të treta. Ne nuk mund të marrim përgjegjësi se çfarë flasin njerëzit ndërmjet tyre, edhe kur ata e përmendin bankën apo persona që punojnë në institucionin tonë.

Ne si institucion financiar udhëhiqemi nga politikat tona të brendshme, ​dhe ligjet ne fuqi të cilat sigurojnë një afarizëm profesional dhe të cilat auditohen nga autoriteti mbikëqyrës.

Pretendimet qëllim këqija për t’a njollosur këtë afarizëm përderisa nuk varen nga ne, do të sigurojmë që t’i demaskojmë duke ofruar gjithmonë transparencë dhe profesionalizëm.

Banka Ekonomike është e gatshme dhe e përkushtuar të bashkëpunoj me të gjitha institucionet relevante për të sqaruar rastin dhe cilindo pretendim apo rrethanë në lidhje me këtë artikull/Insajderi.com