“Afera” e të dashurit të Rihannës me ISIS-in

“Afera” e të dashurit të Rihannës me ISIS-in

Lidhja e fundit e Rihannës më këngëtarin Drake dallon jashtëzakonisht shumë nga lidhja e saj e sotme.

Hassan Jameel, i dashuri i ri i Rihannës, është komentuar shumë kur organizata terroriste ISIS kishte përdorur në masë të madhe veturat e tipit “Toyota” që prodhohen nga kompania në pronësi të familjes së tij.

Jameel është trashëgimtari kompanisë gjigante të prodhimit të automjeteve, “Toyota” dhe anëtar i familjes së pasur Abdul Latif.

Në vitin 2015, janë bërë disa hetime se si ISIS ka arritur të fut në vend një numër marramendës të makinave të ndryshme, të tipit Toyota.

Pickupet Hilux i Toyotës është modeli i cili është parë rregullisht në videot propaganduese të ISIS në Irak, Siri dhe Libi. Këto makina shpesh janë parë të ngarkuara me armë gjer në grykë dhe të ngjyrosura me flamurin e zi Isis.

Në 2015, Toyota pothuajse u bë pjesë e ISIS.

Sidoqoftë, prodhuesi më i madh i automjeteve në botë, Toyota, thotë se nuk ka idenë se si mjetet e tyre u bënë pjesë e Isis, për shkak se kompania ka një “politikë të rreptë për të mos shitur automjete për blerësit potencialë që mund t’i përdorin ose t’i modifikojnë makinat për aktivitete paraushtarake apo terroriste”.

Përderisa kompania Toyota pretendon se nuk dihet nga kanë ardhur makinat e tyre në përdorim të terroristëve nga Isis, familja e pasur në Arabinë Saudite Abdul Latif Jameel (ALJ), shet makinat e  tyre Toyota në Lindjen e Mesme, Afrikën e Veriut, Britaninë e Madhe, Turqinë dhe Kinën.

Dyshohet se familja e plotfuqishme Jameel ka arritur të bëjë marrëveshje me terroristët e Isist. Kjo familje supozohet te jetë furnizuesi kryesorë i makinave të luftës së Isis./Insajderi.com