
Këngëtari i njohur Afrim Muqiqi, dje është paraqitur në Gjykatë, pasi ndaj tij është ngritur një aktakuzë për veprën penale ‘Pengim i Personit Zyrtar në Kryerjen e Detyrave Zyrtare’
Sipas aktakuzës së siguruar nga arbresh.info, këngëtari ka penguar një person zyrtar tek sa po kryente detyrën e tij si punëtor sigurimi në oborrin e QKUK-së.
Këngëtari në fjalë nuk ka pranuar të paguaj shumën prej 1 euro për tu futur brenda në oborrin e QKUK-së, ai është fjalosur me punëtorin e sigurimit dhe kishte vazhduar të voziste veturën me shpejtësi duke goditur konin me ngjyrë të kuqe të shenjës stop.