Afro 11 mijë raste aktive me COVID-19 në Kosovë

Afro 11 mijë raste aktive me COVID-19 në Kosovë

10 mijë e 878 raste vazhdojnë të jenë aktive me Coronavirus në Kosovë, njofton Insajderi.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, janë testuar gjithsej tre mijë e 252 mostra të marra nga Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës si dhe nga gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilave, 335 kanë rezultuar pozitivë.

Numri total i rasteve pozitive me Coronavirus në vend është 103 mijë e 815, ndërsa janë shëruar 90 mijë e 812 persona.

Sipas Institutit, dy mijë e 125 persona kanë vdekur si pasojë e infektimit me Coronavirus./Insajderi.com