Agani nuk garon për deputet për shkak të aktakuzës

Agani nuk garon për deputet për shkak të aktakuzës

Kryetari i Partisë së Drejtësisë, Ferid Agani, nuk do të garojë për deputet në zgjedhjet e 11 qershorit. Këta Agani e ka bërë të ditur përmes një statusi në Facebook, ku edhe ka dhënë arsyet e mos kandididimit të tij.

Ai ka thënë se këtë e ka bërë për shkak të aktakuzës që rëndon mbi të në rastin “Stenta”.

“Kam vendosur që të mos i shfrytëzojë të drejtat e mia kushtetuese dhe ligjore për të garuar i barabartë me kandidatët e tjerë për postin më të nderuar të përfaqësuesit të popullit në situatën kur me akuzë plotësisht të pabazuar dhe të padrejtë është qitur hije mbi figurën time publike politike”.

“Janë këto të njëjtat parime që më kanë shtyrë që vitin e kaluar, menjëherë pas ngritjes së kësaj akuze, si shprehje e përgjegjësisë sime publike ndaj qytetarëve të vendit”, shkruan Agani.

Ai u ka bërë thirrje për mbështetjen e dy zyrtarëve të lartë të kësaj partie Merjeme Uka dhe Ardian Sejdiun.

Partia e Drejtësisë është në koalicion me Partinë Demokratike të Kosovës.