
Kryetari aktual i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, do të rikandidojë për këtë pozitë në zgjedhjet lokale që mbahen në tetor të këtij viti.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Komunës së Ferizajt, Albion Sherifi.
“Po, e konfirmoj se z.Aliu do të rikandidojë për kryetar në zgjedhjet lokale. Është e konfirmuar nga partia”, ka deklaruar Sherifi për Express.
Aliu i cili vjen nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës e ka marrë mandatin e parë në zgjedhjet komunale të vitit 2019./Insajderi.com