Agim Aliu: Ne do ta çlirojmë Ferizajn

Agim Aliu: Ne do ta çlirojmë Ferizajn

Kandidati për Kryetar të Komunës së Ferizajt nga radhët e PDK-së, Agim Aliu, në emisionin “Jeta në Kosovë” lidhur me planifikimin urban të komunës deklaroi se do ta çlirojë Ferizajn nga ndërtimet pa leje.

“Ne do ta çlirojmë Ferizajn, ne do t’i japim frymë Ferizajt. Unë jam vendimmarrës, jam politikani më i votuar në Ferizaj”, ka thënë Aliu.

Kandidati i PDK=së në Komunën e Ferizajt po ashtu tregoi tri prioritetet e tij për Komunën e Ferizajt, shkruan Insajderi.

“Tri prioritetet e mia janë Fondi i punësimit për të rinjtë, bashkimi i qytetit nëpër mjet projekteve në tri faza, si dhe arsimi cilësor”, ka thënë Aliu. /Insajderi.com