![Agim Aliu premton klimë të favorshme për bizneset në Ferizaj](https://insajderi.com/wp-content/uploads/2017/10/agim-aliu-730x440.jpg)
Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës Agim Aliu, të hënën është takuar me biznesmen në komunën e Ferizajt.
Aliu deklaroi se platforma e tij qeverisëse po shpërndahet në çdo fshat e lagje të Ferizajt. Sipas tij qytetarët mbështesin platformën time për një qytet funksional e dinjitoz.
“Pothuajse çdo shtëpi e familje e ka para vetes vizionin tonë për Ferizajn në 4 vitet e ardhshme”.
Ndërkaq biznesmenëve të kësaj komune u premtoi klimë të favorshme biznesi.
“#Forcaendryshimit do të ndihmoj zhvillimin e një klime të favorshme për bizneset”, tha Aliu.