Agim Bahtiri dhuron 5 mijë euro nga buxheti personal për 19-vjeçaren

Agim Bahtiri dhuron 5 mijë euro nga buxheti personal për 19-vjeçaren

Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka thënë se do të dhurojë 5 mijë euro nga buxheti personal për 19 vjeçarën nga Mitrovica, Nazlije Sherifi, njofton Insajderi.

Ai ka thënë se nga mediat e ka marrë vesh për rastin, pasi ndodhet jashtë vendit.

Bahtiri ka ftuar të gjithë që të kontribuojnë për t’i mbledhur 200 mijë euro për vajzën e re nga Mitrovica.

Lidhur me ndihmën ndaj 19 vjeçarës, mbështetje kanë ofruar edhe qytetarë të ndryshëm, ku  një djalë nga Deçani ishte ofruar vullnetarisht që ta jep veshkën e tij./Insajderi.com