Agim Bahtiri kundërshton vendimin e qeverisë për kufizim të lëvizjes

Agim Bahtiri kundërshton vendimin e qeverisë për kufizim të lëvizjes

Kryetari i Komunës së Mitrovicës Jugore, Agim Bahtiri, sot ka mbajtur mbledhje të radhës me Shtabin Emergjent të Komunës së Mitrovicës, me ç’ rast është diskutuar lidhur me gjendjen aktuale si dhe vlerësimin e masave të reja të vendosura nga Qeveria e Kosovës, për parandalim të përhapjes së virusit COVID-19.

Përmes një komunikate për media, Agim Bhatiri ka thënë se është kundër vendimit të qeverisë për masat e kufizimit të lëvizjes së lirë nga ora 21:00 deri në orën 05:00 të mëngjesit, njofton Insajderi.

Sipas Bahtirit kjo është e padrejtë meqë ë Mitrovica i ka vetëm 115 raste të reja me Covid-19 dhe si rrjedhojë situata është e menaxhueshme.

Bahtiri gjithashtu ka thënë se në këtë situatë është me rëndësi që bëhet vetëdijesimi i qytetar përmes mbajtës së maskës dhe respektimit të distancës fizike./Insajderi.com