Agim Bahtiri largohet nga AKR-ja

Agim Bahtiri largohet nga AKR-ja

Kryetari i Mitrovicës njëherësh edhe kryetar i degës së Aleancës Kosova e Re (AKR), Agim Bahtiri ka deklaruar se nuk është më pjesë e AKR-së.

Krejt kjo u bë e ditur sipas një përgjigje  që Bahtiri e ka dhënë për  Gazetën Express.

“Unë nuk jam më me AKR-në, nuk jam më në partinë e Behgjet Pacollit. Pyetni organet e AKR-së” është përgjigjur Bahtiri.

Kjo dorëheqje e Agim Bahtirit ende nuk është bërë zyrtare, ndërsa një anëtarë i AKR-së, nuk ka dhënë përgjigje dhe të gjithë kanë thënë se janë jashtë vendit.

Nënkryetari i Prishtinës, Selim Pacolli ka thënë se është jashtë Kosovës dhe për momentin nuk kam ndonjë mendim lidhur me këtë.

“Jam jashtë Kosovës dhe nuk po e shoh të arsyeshme me reagu nuk kam ndonjë mendim” është përgjigjur Pacolli.

Express ka provuar të marr një prononcim edhe nga deputeti i AKR-së, Islam Pacolli rreth largimit të Agim Bahtirit nga partia por i njëjti ka thënë se gjendet jashtë Kosovës.

“As se kam pa se s’jam në Kosovë, 100 herë ka dhanë deklarata. Kur të vi takohemi edhe bisedojmë” është përgjigjur shkurt deputeti.

Kurse kontakti me Ministrin e Mjedisit nga radhët e AKR-së, Fatmir Matoshi ka qenë i pamundur por asistenti i tij ka thënë se edhe Ministri gjendet po ashtu jashtë Kosovës. / Insajderi.com