Agim Bahtiri merr mbështetje nga Ilirida dhe Vllahia

Agim Bahtiri merr mbështetje nga Ilirida dhe Vllahia

Kandidati për kryetar të Mitrovicës, Agim Bahtiri, mbajti sot takime me banorët e lagjes Ilirida dhe me banorët e fshatit Vllahi.

Ai bën të ditur se mori mbështetje të fuqishme, duke shprehur bindjen se fitorja e tij dhe koalicionit që e mbështet me në krye Vetëvendosjen, do të vuloset nga mitrovicasit më 19 nëntor.

“Mitrovicasit për çdo ditë e më shumë po e vulosin fitoren e koalicionit fitues, i cili do të vazhdoj ta qeveris komunën me duar të pastra dhe me mendje e me zemër.

Sonte morëm mbështetje të fuqishme edhe nga banorët e Iliridës dhe Vllahisë, të cilët u zotuan se masovikisht të dielën do të më votojnë për kryetar të Mitrovicës”, ka shkruar Bahtiri në Facebook.