Agim Bahtiri rezulton pozitiv me COVID-19

Agim Bahtiri rezulton pozitiv me COVID-19

Kryetar i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka rezultuar pozitiv në testin për coronavirus, njofton Insajderi.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë ai, përmes një postimi në faqen zyrtare në Facebook.

“Të nderuar qytetarë dhe bashkëpunëtorë, ju njoftoj se pas disa simptomave kam bërë testin për COVID-19, ku kam dalë pozitiv. Shihemi së shpejti”, ka njoftuar Bahtiri./Insajderi.com