Agim Bahtiri tregon sa është rritur Vetëvendosja në Mitrovicë

Agim Bahtiri tregon sa është rritur Vetëvendosja në Mitrovicë

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, njëherësh anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje, Agim Bahtiri, ka thënë se partia e tij ka shënuar rritje në komunën që ai udhëheq, njofton Insajderi.

Sipas Bahtirit, Lëvizja Vetëvendosje do të ketë një rritje prej më shumë se pesë mijë vota në Mitrovicë

“Sapo u njoftova nga një mik i imi që në bazë të një matje në terren, Lëvizja Vetëvendosje do të ketë një rritje prej më shumë se 5 mijë vota vetëm në qytetin tonë të dashur të Mitrovicës. Ky është një lajm i mrekullueshëm, i pritshëm e i domosdoshëm. Këto lajme e gëzojnë qytetarin e ndershëm e fisnik të Republikës tonë”, ka shkruar Bahtiri.

Më tej, ai ka thënë se “dinjiteti jonë po kthehet, po kthehet fuqishëm”

“Sot, po e shohim se Lëvizja dhe Albini nuk mbijetojnë, pasi që ne, Lëvizja dhe Albini gjithmonë jetojmë fuqishëm”, vijon reagimi i Bahtirit./Insajderi.com