Agim Bahtiri vë bast 10 mijë euro për fitoren e tij kundër Valdete Idrizit (Video)

Agim Bahtiri vë bast 10 mijë euro për fitoren e tij kundër Valdete Idrizit (Video)

Kryetari aktual i Mitrovicës i cili po garon edhe për një mandat tjetër, Agim Bahtiri, mbrëmë ka bërë një gjest mjaft të çuditshëm në një emision televiziv.

Bahtiri i AKR-së, i cili ishte i ftuar në emsionin “Rrokum Rroll”, është shprehur i bindur se do ta fitoj Mitrovicën në balotazh, ku do të garojë me kandidaten e PDK-së, Valdete Idrizi.

Ai nuk ka hezituar ta pranojë bastin e gazetarit, i cili ka thënë se në rast se nuk fiton do t’ia jap gazetarit 10 mijë euro, por në rast se ndodh e kundërta, gazetari do të punojë pa pagesë në fabrikën e tij (shih minutën 26 të videos).

Bahtiri e ka pranuar këtë ujdi pa hezitim dhe ka tëntuar që gjatë transmetimit live në emision t’ia jap parat gazetarit, duke nxierr një grusht me para nga xhepi i  tij, por që gazetari ka refuzuar.