Agim Çeku: Aktgjykimi lirues ka qenë i pritur

Agim Çeku: Aktgjykimi lirues ka qenë i pritur

Ish-kryeministri i Kosovës, Agim Çeku, njëherësh edhe njëri nga të akuzuarit e rastit të njohur si “Veteranët”, të cilët dolën të pafajshëm në gjykimin e sotëm, është deklaruar rreth këtij vendimi të Gjykatës Themelore në Prishtinë, transmeton Insajderi.

Çeku thotë se vendimi i sotëm i Gjykatës për të akuzuarit në rastit “Veteranët”, ka qenë i pritur.

“Aktgjykimi lirues për mua dhe anëtarët e tjerë të komisionit për verifikimin e veteranëve është aktgjykim i drejtë, i pritur”, është shprehur Çeku pas seancës, raporton “Betimi për Drejtësi”.

“Gjatë tërë kohës që nga fillimi e kam ndjerë vetën të pafajshëm, këtë e dëshmuam gjatë këtij procesi dhe ishte një vendim i drejtë dhe i pritur”. /Insajderi.com