
Ish-Komandanti i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Agim Çeku, është ftuar nga Gjykata Speciale.
Ai për Gazetën Online Insajderi.com, tha se është ftuar nga Gjykata Speciale si i dyshuar.
“Po jam ftuar për intervistim nga Gjykata Speciale si i dyshuar”, tha Çeku.
Intervista zhvillohet më 28 shtator.
Agim Çeku ka qenë kryeministër i Kosovës dhe ministër i Forcave të Sigurisë së Kosovës. /Insajderi.com