
Ish-komandanti i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Agim Çeku, sot do të intervistohet në Hagë në cilësinë e të dyshuarit, njofton Insajderi.
Intervistimi planifikohet të fillojë nga ora 9:30.
Vetë Çeku kishte konfirmuar kohë më parë se nga Gjykata Speciale e kishte ftuar në cilësinë e të dyshuarit, ndërsa dje, avokati i tij Artan Qerkini, për Gazetën Online Insajderi pohoi se Çeku do të intervistohet të hënën më datë, 28 shtator.
Ndryshe, Çeku në të kaluarën qenë kryeministër i vendit dhe ka shërbyer edhe si ministër i FSK-së. /Insajderi.com