Agim Çeku të hënën në Speciale si i dyshuar për krime lufte

Agim Çeku të hënën në Speciale si i dyshuar për krime lufte

Ish-Komandanti i Përgjithshëm i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Agim Çeku, të hënën do të dalë para Gjykatës Speciale, njofton Insajderi.

Çeku do të intervistohet nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë në cilësinë e të dyshuarit për krime lufte.

Lajmin për shkuarjen e tij në Tribunal të Hagës, për Gazetën Online Insajderi e ka konfirmuar avokati i ish-kryeministrit kosovar, Artan Qerkini.

“Çeku nesër do të intervistohet nga ZPS në Hagë në cilësinë e personit të dyshuar”, ka thënë Qerkini shkurt për redaksinë. /Insajderi.com