Agim Çeku tregon nëse ka marrë ftesë nga Gjykata Speciale

Agim Çeku tregon nëse ka marrë ftesë nga Gjykata Speciale

Ish-komandanti i UÇK-së, Agim Çeku ka folur në lidhje me zhvillimet e fundit sa i përket Gjykatës Speciale.

I pyetur në T7 nëse ka marrë ndonjë ftesë nga Specialja, Çeku e ka mohuar.

Por ka thënë se është i gatshëm që nëse merr ftesë, të shkojë dhe ta dëshmojë “pafajësinë”, transmeton Insajderi.

“Nuk shqetësohem shumë, e njoh veten, të kaluarën dhe nuk pres ftesë. Nëse dikush mendon se kam ndonjë faj, do të shkoj të tregoj se nuk kam faj. Unë ende nuk kam marrë asnjë ftesë”, deklaroi Agim Çeku.

Ai u shpreh i bindur se UÇK-ja nuk ka kryer krime, duke thënë se do të dalin të pafajshëm edhe nga kjo gjykatë. /Insajderi.com