Agim Krasniqi: Çdo personi do t`i mundësohet përfshirja në skemën arsimore

Agim Krasniqi: Çdo personi do t`i mundësohet përfshirja në skemën arsimore

Agim Krasniqi, kandidat për deputet nga NISMA Socialdemokrate, takonë anëtarësinë dhe simpatizant të këtij subjekti politikë në Vushtrri.

Sipas z Krasniqi tani ka ardh koha që“Shporta ekonomiko-sociale e një individi, të mos jet faktori vendimtar për të ardhmen e tij. Ngase në qeverisjen tonë ngritja dhe përparimi në karrierë nëpërmjet arsimit, është qëllimi ynë themelor dhe social – politik. Ne premtojm se cdo individi do t`i mundësohet të përfshihet në skemën arsimore të projektuar nga NISMA. Varfëria fillon shpesh si mungesë arsimi, prandaj pjesëmarrja në arsim për dije dhe shkathtësi teorike-praktike është një domosdoshmëri e mundësive të barabarta për shoqërinë tonë socialdemokrate, patriotike, të  arsimuar dhe mirë të përgatitur për të përmbushur detyrat tona të përgjithshme me sa më shumë përgjegjësi individuale”.

“Ne, NISMA, do ta krijojmë një sistemi arsimor të drejtë dhe efektiv, ku do të jemi në gjendje të transmetojmë dhe të ruajmë ato vlera të cilat janë themeli i begatisë dhe i mirëqenies. Duke qenë se arsimi është me rëndësi strategjike për të transmetuar vlerat tona morale dhe ekonomike, ne duam të marrim masa të ndryshme në lidhje me konkurrencën e shkollave për një arsim më të mirë. Ne duam standarde kombëtare të detyrueshme dhe një vlerësim efektiv të hapur dhe transparent, por ne duam gjithashtu më tepër përgjegjësi personale për shkollat, në mënyrë që ato të ndjekin për veten e tyre mësime të cilësisë më të lartë”, ka thënë Agim Krasniqi.

Krejt në fund z Krasniqi tha se ne NISMA Socialdmokrate duam ta krijojmë një shtet të mirëqenies sociale, të zhvilluar në një ekonomi sociale të tregut i cili i përgjigjet botës moderne demokratike.