Agim Krasniqi është emëruar ministër në detyrë i Financave nga Qeveria në detyrë, njofton Insajderi.
Emërimi i tij është bërë të mërkurën, pas dorëheqjes nga kjo pozitë të Hykmete Bajramit.
Lajmin e ka konfirmuar për Insajderi-n vetë Krasniqi.
“Pas lirimit nga detyra të Hykmete Bajramit, sapo kam pranuar detyrën e ministrit të Financave nga kryeministri në detyrë”, ka thënë Krasniqi.
Agim Krasniqi deri tani mbante pozitën e zëvendësministrit në këtë ministri.
Ndërkohë, Hykmete Bajrami të mërkurën njoftoi se ka dhënë doreheqje nga kjo pozitë për arsye personale dhe se aktivitetin politik do ta vazhdojë si deputete në Kuvendin e Kosovës, nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës./Insajderi.com