Agim Krasniqi takohet me operator ekonomik të sektorit prodhues

Agim Krasniqi takohet me operator ekonomik të sektorit prodhues

Kandidati për deputet nga NISMA, Agim Krasniqi, është takuar me operator ekonomik të sektorit prodhues.

Ai në këtë takim ka thënë se do të bëjnë angazhime dhe përpjekje maksimale për të nxjerrë kuadro të afta dhe të shkathtë, ta cilat do t’i përgjigjeshin dhe përshtateshin tregut të punës.

“Kjo njëkohësisht do të përcaktonte kahet dhe trendet e zhvillimit ekonomik të vendit, që sot bota moderne po përcjellë hap pas hapi, duke orientuar proceset dhe politikat arsimore drejtë një force punëtore të shkathtë dhe kompetente për nevojat dhe kërkesat e tregut të punës.

Në këtë drejtim, Gjithashtu ne do të shtojmë dinamiken e aktiviteteve, drejt krijimit të një sistem arsimor modern dhe të qëndrueshëm duke pasur parasysh indikatorët e përgjithshëm socio-ekonomik. Mbështetja e zhvillimit te arsimit profesional i cili është ende i cenuar nga mungesa e objekteve adekuate, do të jetë prioritet mbi prioritete ne programin tonë qeverisës”, ka thënë ai.