Agim Nuhiu, ministër i Punëve të Brendshme në Maqedoninë e Veriut

Agim Nuhiu, ministër i Punëve të Brendshme në Maqedoninë e Veriut

Ministri i deritanishëm i Punëve të Brendshme, Naçe Çulev, sot zyrtarisht ia dorëzoi detyrën e ministrit të Brendshëm Agim Nuhiut, i cili ishte zëvendës i tij në MPB, njofton Insajderi.

“Pas pranim-dorëzimit të sotëm të detyrës, në pajtim me dispozitat ekzistuese ligjore, Nuhiu do të udhëheqë me Ministrinë e Punëve të Brendshme”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Ai do të mbetet ministër deri në zgjedhjen e Qeverisë së re të Republikës së Maqedonisë së Veriut, përkatësisht deri në zgjedhjen e ministrit të ri të Punëve të Brendshme./Insajderi.com