
Gjilani ka ndjerë rikthimin e Agim Ramadanit, komandant Katanë këtë të mërkurë (1 maj), me ç’rast në qendrën e qytetit është zbuluar portreti i tij nga mozaiku, raporton “Radio Star”.
Qindra qytetarë kishin datë nga afër për të parë zbulimin e potretit të heroit kombëtar Agim Ramadani – Katana në qendrën e qytetit (afër Sheshit).
276138 gëzhoja plumbi kanë formuar portretin e heroit kosovar Agim Ramadani, të cilat janë vendosur në mozaikun e punuar nga Besart Gashi dhe është punuar pikërisht për manifestimin “Ditët e Agimit” që filloi sot në orët e para të mëngjesit dhe do të përfundojë më 5 maj edhe kur do të jetë nata e flakadaneve.
Mozaiku është me dimensione 5X7 dhe njëherit është mozaiku me dimensionet më të mëdha që ekzistojnë në vendin tonë.
Zbulimi i mozaikut në qendrën e qytetit është bërë pikërisht në ditëlindjen e Agim Ramadanit.