Agim Shahini duket se e glorifikon Ramën, por nuk kuptohet nga gabimet gjuhësore

Agim Shahini duket se e glorifikon Ramën, por nuk kuptohet nga gabimet gjuhësore

Agim Shahini, kryetar i Aleancës Kosovare të Bizneseve, ka uruar kryeministrin Edi Rama për fitoren në zgjedhjet e 25 qershorit në Shqipëri.

Por, në urimin e tij të shkurtër përmes Facebook-ut, Shahini ka bërë një numër gabimesh drejtshkrimore si dhe lëshime të tjera teknike.

Ai – ndër tjerash – ka “harruar” të vendos një “ë” në fjalën “burrë”, një “ë” i mungon tek fjala “Shqipërisë”, kurse ka shtuar pa nevojë këtë shkronjë tek fjalët “ardhshme” dhe “shqiptarisë ”

Partia Socialiste e Edi Ramës ka fituar bindshëm në zgjedhjet e së dielës, duke grumbulluar rreth 300 mijë vota më shumë se partia e dytë, PD-ja.