Ministri i Brendshëm, Agim Veliu, ka pritur në takim sot shefin e EULEX-it, Lars-Gunnar Wigemark, njofton Insajderi.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë ministri Veliu në Facebook, ku ka njoftuar se gjatë këtij takimi është diskutuar për zhvillimet e fundit në vend.
Ditë më parë, policia e EULEX-it ka bastisur zyrat e OVL-së së UÇK-së, si dhe ka arrestuar dy krerët e kësaj organizate, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj.
Veliu më pas ka treguar se përpos diskutimeve për këto zhvillime, në këtë takim është diskutuar edhe për situatën me pandeminë në vend, si dhe gatishmërinë për bashkëpunim mes Ministrisë së Brendshme dhe Misionit EULEX./Insajderi.com