Agim Veliu kërkon kompensim shtesë për Policinë e Kosovës

Agim Veliu kërkon kompensim shtesë për Policinë e Kosovës

Minstri i Punëve të brendshme dhe Administratës Publike, Agim Veliu, ka zhvilluar një takim me Kryetaren e Sindikatës së Policisë së Kosovës, Valbona Kamberi dhe Ragip Ajeti, përfaqësues i Degës së Sindikatës në Gjilan, njofton Insajderi.

Gjatë këtij takimi, siç ka njoftuar Veliu në profilin e tij në Facebook, është diskutuar për kushtet dhe sfidat me të cilat po përballet polica në situatën e menaxhimit me Covid-19.

Gjithashtu gjatë këtij takimi, Veli ka ofruar përkrahjen e fuqishme për ti kompensuar të gjithë pjesëtaret e policisë, meqë sipas tij ata janë ne vijën e partë të frontit në luftë më Coronavirusin./Insajderi.com