Pas lajmit nga portali i afërt me Aleancën Kosova e Re, se Agim Veliu është kërkuar në mënyrë decidive që të udhëheqë me ekzekutivin, në një fotografi të publikuar në faqen e Facebook-ut, të Gazetës Insajderi, qytetarët kanë pasur mundësin që të tregojnë se a duan ta kenë kryeministër tashmë kryetarin e Podujevës nga radhët e LDK-së, apo jo.
Brenda 1 ore, në këtë fotografi me pyetjen “A do ta kishit pranuar Agim Veliun për kryeministër”, i janë përgjigjur mbi 1 mijë qytetarë, ku shumica nga ta janë tallur keqas me kryetarin e Podujevës.
Po ashtu, pjesa më e madhe e tyre kanë qenë kundër kësaj.
Gazeta Insajderi, ka përzgjedhur disa komente më qesharake të cilat po i sjellim më poshtë: