Agim Veliu ngushëllon familjen e policit i cili vdiq nga coronavirusi

Agim Veliu ngushëllon familjen e policit i cili vdiq nga coronavirusi

Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, ka ngushëlluar familjen dhe bashkëpunëtorët e policit i cili vdiq dje si pasojë e virusit Corona.

Përmes një telegram ngushëllimi, Veliu e ka quajtur të vyeshëm dhe të shkëlqyer policin 39 vjeçar nga Gjakova, i cili ndërroi jetë dje nga Covid-19.

“Më lejoni të shpreh dhimbjen, pikëllimin dhe ngushëllimet e mia tërë familjes, për humbjen e më të dashurit tuaj, zyrtarit polico, z.Ilir Gjokaj.

Me pikëllimin më të madh mora lajmin e ndarjes nga jeta të një polici të vyeshëm e të shkëlqyer, i cili fatkeqësisht si shumë qytetarë tjerë anë e kënd globit, humbi betejën me pandeminë Covid-19”, thuhet në telegramin e ngushëllimit të ministrit Veliu. /Insajderi.com/