Agim Veliu nuk do të jetë nënkryetar i LDK-së

Agim Veliu nuk do të jetë nënkryetar i LDK-së

Ishte njohur si njëri ndër figurat “më të fuqishme” në Lidhjen Demokratike të Kosovës, por tash Agim Veliu nuk është më as nënkryetar i partisë.

Atë nuk e propozoi kryetari i ri në LDK, Lumir Abdixhiku.

Propozimin e Abdixhikut për ta bërë nënkryetar Lutfi Hazirin, Gazmend Abrashin Muhaxherin, Anton Qunin e Shqipe Mjekiqin – e miratoi Këshilli i Përgjithshëm.

Pos Agim Veliut, nënkryetar i LDK-së më nuk do të jetë as kryetari i Istogut, Haki Rugova.

Ky i fundit po akuzohet nga Gjykata Themelore në Pejë për korrupsion.

Ndërsa, kryetari i ri, Lumir Abdixhiku, ka premtuar reforma të thella në partinë më të vjetër në Kosovë.

Këto zhvillime partiake erdhën pas rezultatit të dobët në votimet e 14 shkurtit, ku LDK doli e treta – mori pak më shumë se 12 përqind të votave. /Insajderi.com